LIVE/ Asambleja Zgjedhore, mbërrijnë disa prej delagatëve (VIDEO)
Zhvillohet sot Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore në të cilën do të votohet për atë që do të drejtojë Federatën Shqiptare të Futbollit në katër vitet e ardhshme. Në këtë garë përballë janë tre kandidatë; Kreu aktual i FSHF, Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.
Ndërkohë, siç raporton edhe gazetari i Supersport, Jurgen Zela kanë mbërritur edhe delegatët e parë në ambientet e FSHF. Kujtojmë se përveç garës për kreun e Federatës, në këtë Asamble do të votohet edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Lista e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv:
Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi
Ndërkohë në këtë Asamble nuk do të mungojnë edhe të dërguarit e UEFA-s dhe FIFA-s, si Zbigniew Boniek e Thierry Favre dhe Luca Nicola, ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.




