LIVE Mura-Partizani/ Të kuqtë e nisin në “malore”, pësojnë gol (VIDEO)
Partizani ka nisur grumbullimin në Slloveni teksa po përgatitet për ndeshjen e turit të parë të Conference League ndaj Saburtalos së Sllovenisë. Ndërkohë në axhendën e të kuqve janë edhe ndeshjet miqësore e pikërisht një prej tyre, kryeqytetasit po e luajnë ndaj vendasve të Murës. Takimi nuk ka nisur mirë për Partizanin e trajnerit Dritan Mehmeti që ka pësuar një gol në minutën e tetë nga Marusko.

Më poshtë mund të ndiqni edhe “live” ndeshjen mes Murës dhe Partizanit:



