Lingard i papërmbajtshëm, United mposht Arsenalin
Skuadra e Jose Mourinhos i ‘tregoi dhëmbët’ Arsenalit të Arsene Wenger, duke e mposhtur 1-3 brenda në “Emirates”, ndërsa ka vënë nën presion edhe Manchester City-n, që luan këtë të diel me West Hamin në “”Etihad Stadium”.
Një “shuplakë” e fortë për “topçinjtë” e Wenger, që humasin edhe vendin e 4-t, duke u larguar edhe më shumë me kreun e renditjes.
“Djajtë” e nisën furishëm sfidën, duke realizuar 2 gola brenda 11 minutave lojë. Antonio Valencia, i shërbyer nga Pogba, e mposhti portierin Peter Ceh që në minutën e 5-të, ndërsa 6 minuta më vonë një kundërsulm model i United u përmbyll me golin e Lingard.
Në fillim të pjesës së dytë, Lacazzette shënoi në pozicion të rregullt, i asistuar nga Ramsey, për të shkurtuar diferencën në 1-2.
I papërmjatshëm Pogba në të 63-ën, me francezin që nxorri me portën e boshatisur Lingard për golin e 1-3. 11 minuta më vonë, ish-mesfushori i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje me takë ndaj Bellerin, megjithatë edhe me 1 lojtar më pak, “Djajtë e Kuq” arritën ta ruanin rezultatin për një tjetër fitore të madhe. Diferenca më City-n tashmë është 5 pikë.
90+6′ – Përfundon sfida në ‘Emirates Stadium’, me Manchester United që triumfon me rezultatin 1-3 ndaj Arsenalit.
90+3′ – Mourinho kërkon të fitojë kohë dhe nxjerr jashtë Ashley Young, për të hedhur në fushë Martial.
90+2′ – Ozil fton Ramsey, por ky i fundit nuk arrin të koordinohet dhe humb një mundësi të mirë shënimi.
90′ – Ndëshkohet edhe Herrera për United-in.
89′ – Është radha e Sanchez të ndëshkohet për protesta ndaj gjyqtarit.
87 – Koscielny ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.
85′ – Nacho Monreal ka një mundësi të mirë, por është i pafat në goditje.
80’ – Arsenali është hedhur i tëri në gjysmëfushën e Manchesterit, ndërsa Mourinho ka ‘parkuar autobusin’ para De Geas. Danny Welbeck pati dy mundësi të mira shënimi, por nuk finalizoi si duhet.
76′ – Wenger kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Kolasinac dhe futet sulmuesi francez, Olivier giroud. Arsenali rrezikon gjithçka. Mourinho i përgjigjet me largimin e autorit të dopietes, Lingard dhe në vend të tij aktivizon mbrojtësin Darmian
75’ – Manchester United mbetet me 10 futbollistë. Paul Pogba bën një ndërhyrje shumë të rëndë dhe gjyqtari i drejton direkt kartonin e kuq.

72′ – Hector Bellerin bëhet i pari i ndëshkuar për Arsenalin, në mbrëmjen e sotme.
70′ – Granit Xhaka i lë vendin sulmuesit Dany Welbeck
67′ – Largohet Martial, futet Herrera
63’ – Lingard sërish dhe Manchesteri kryeson 1-3. Sulmuesi anësor shënon golin e dytë personal në këtë takim.
58′ – Lacazette dhe Sanchez kërcënojnë portën e Manchesterit, por De Gea ndal gjithçka.
53′ – Marcus Rojo ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli taktik.
52′ – Lingard bën gjithçka mirë dhe i afrohet golit të tretë, por Çeh reagon mrekullisht
49′ – Arsenal rihap sfidën. Lacazette shënon pas një pasimi të Ramsey
– Përfundon pjesa e parë, me Manchester United që kryeson 0-2, pas dy golave të shpejtë të shënuar nga Valencia dhe Lingard.
45+’ – Arsenal vijon sulmet e rrezikshme. Sanchez gjen bukur Xhakën, që godet menjëherë, por sërish De Gea është në gatishmëri.

45’ – Tani është radha e Kolasinac që të bëjë të njëjtën gjë si kolegu i tij spanjoll ,por këtë herë nga krahu i majtë. Edhe goditja e tij, pritet mjaft mirë nga portieri i United-it.
44’ – Bellerin bën gjithçka mirë nga e djathta dhe godet fuqishëm, por De Gea bën një reagim fantastik, duke grushtuar topin.
37’ – Ozil merr një pasim nga Lacazette dhe godet menjëherë, por topi pritet nga De Gea.
33’ – Kundërsulm i shpejtë i Manchesterit, me Pogbanë që pason për Lukakun. Belgu godet menjëherë, por topi i devijuar nga Koscielny pritet në mënyrë të shkëlqyer nga portieri Çeh.
32’ – Aksioni më i rrezikshëm i Arsenalit. Lacazette i afrohet portës dhe godet, por topi përplaset te portieri De Gea dhe kthehet te Xhaka që godet menjëherë dhe topi del jashtë.
30’ – Ozil ekzekuton një goditje dënimi në hyrje të zonës, por topi përplaset në kokën e Ashley Young dhe kthehet sërish në lojë.
21’ – Arsenal shton presionin dhe Ramsey godet fuqishëm nga distanca, por topi përfundon jashtë.
18’ – Goditje nga këndi për Arsenalin dhe topi në rrëmujë shkon te Lacazette, që nuk arrin ta godasë, ndonëse ishte vetëm 1 metër larg portës së De Geas.

15’ – Shkodran Mustafi lë fushën i dëmtuar dhe në vend të tij aktivizohet Iwobi.
13’ – Pas gabimit të rëndë, Mustafi tregon se ka shqetësime dhe del nga fusha për të marrë ndihmën mjekësore. Arsenali vijon lojën me 10 futbollistë, momentalisht.

11’ – Mustafi gabon një top në gjysmëfushën e tij, të cilin ia rrëmben Martial dhe pas një kombinimi të shpejtë me Lukakun, nxjerrin të lirë Lingard, që mposht për herë të dytë Çeh.
05’ – Manchester United kalon në avantazh. Kombinim perfekt Pogba-Valencia dhe mesfushori anësor i ‘Djajve’ shënon në portën e Çeh.
02’ – Ashley Young zbret nga e djathta dhe kthen topin në zonë, por Koscielny devijon në këndore.
– Ka startuar sfida në Emirates Stadium
Formacionet zyrtare:
Arsenal (3-4-2-1): Cech; Koscielny, Mustafi, Monreal; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Kolasinac; Ozil, Sanchez; Lacazette
Manchester United (3-4-2-1): De Gea; Lindelof, Smalling, Rojo; Young, Matic, Pogba, Valencia; Lingard, Martial; Lukaku
– Manchester-Arsenal do të ofrojë edhe një përballje Wenger-Mourinho, me dy trajnerët që janë përfshirë shpesh në polemika me njëri-tjetrin.




