Tirana-Kukësi, nis ndeshja në “Selman Stërmasi”
Tirana do të ngrejë sot trofeun e kampionit të Abissnet Superiore për sezonin 2021-2022, me titullin që matematikisht ka disa javë që e ka siguruar.
Të gjitha takimet e javës së fundit të elitës së futbollit shqiptar do të të luhen në orën 17:00, me takimin mes kryeqytetasve dhe verilindorëve që do të transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2”.
“Bardheblutë” kërkojnë fitoren për ta mbyllur siç duhet këtë sezon dhe për të ta festuar siç duhet trofeun.
Ndërsa Kukësi nga ana tjetër duhet që të fitojë me patjetër dhe të shpresojë për një disfatë të Vllaznisë në kampionat, por edhe në kupë ndaj Laçit në mënyrë që të ketë mundësi për të marrë pjesë në garat e Europës.
Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga nisja e kësaj sfide trajnerët Shehi dhe Longo kanë vendosur formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.
Abissnet Superiore java e 36-të
Tirana-Kukësi 0-0
Koreografi spektakolare e ultrasve të Tiranës.
Nis ndeshja Tirana-Kukësi në “Selman Stërmasi”
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Nuri, Behiratche, Hoxhallari, Përgjoni, Totre, Najdovski, Limaj, Xhixha, Seferi, Gjumsi.
Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gligorov, De Lucas, Taipi, Basa, Milunovic, Feijao.
Trajneri: Diego Longo



