Champions League

LIVE/ Zalgiris trondit Ballkanin, kampionët e Kosovës eliminohen në shtesë

Ballkani nuk ia del të bëjë mrekullinë përballë Zalgiris në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Kosovës dhuruan paraqitje të mirë edhe në transfertë, por nuk ia dolën të shënonin qoftë një gol, edhe pse i patën mundësitë sidomos me Krasniqin në pjesën e parë.

Duhet theksuar paraqitja shumë e mirë e Stivi Frashërit, që u mohoi vendasve disa herë golin, por portieri i Ballkanit nuk mundi të bënte asgjë në minutën e 97-të, pasi Oyewusi pati shumë hapësira për të shmangur dhe dërguar topin në rrjetë. Ballkani, gjithsesi, do ta vijojë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League.

Zalgiris – Ballkani 1-0 (2-1)

Champions League 

97’-Zalgiris trondit Ballkanin, kalon në avantazh me golin e Oyewusi.

89′ – Thaci ka mundësinë të mbyllë ndeshjen, godet fluturimthi, por pret portieri vendës.

85′ – Çfarë ka humbur Oliverira! Stivi Frashëri u mohon golin vendasve dhe në tentativën e dytë Oliveira, me portën thuajse të boshatisur, gjuan mbi tra.

80′ – Jarusevicius del në pozicion të volitshëm, por goditja e tij kontrollohet nga Frashëri.

70′ – Goditje shumë e fortë e Mamic paksa prirët me portën, Frashëri devijon me vështirësi.

69′ – Oliveira kërkon befasinë nga jashtë zonës, mbi tra.

34′ – Çfarë rasti për Ballkanin! Krasniqi gjendet përballë Gertmonas, i cili bën mrekulli me këmbë.

33′ – Rast i artë për Albin Berishën, por sulmuesi i Ballkanit nuk arrin të konkludojë.

25′ – Tentativë nga një distancë e largët nga futbollistët vendas, topi përfundon në fundore.

14′ – Rrezikun e parë në portën e Zalgiris e krijon Edvin Kuc me një goditje të fuqishme nga distanca, devijon në pozicion portieri Gertmonas.

6′ – Stivi Frashëri bën mrekullinë me dy pritje të njëpasnjëshme, ne rastin e dytë mbi vijën fatale.

Formacionet zyrtare:

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency