Liverpool cinik, mjafton Salah për t’u ngjitur në krye
Liverpooli i Klopp ka marrë një tjetër 3-pikësh në transfertën ndaj Huddersfieldit, duke ruajtur ritmin e Manchester City-t, të cilin e barazoi në krye të renditjes me 23 pikë.
“The reds” treguan sërish se këtë sezon nuk janë më ajo skuadra spektakolare që shënon shumë, por një ekip racional ,që vë në plan të parë marrjen e fitores, pavarësisht lojës.
Edhe në transfertën e sotme, skuadra e Liverpoolit fitoi me rezultatin minimal 0-1, ndërsa goli u shënua nga ylli egjiptian i skuadrës, Muhamed Salah, pas një asisti të Xherdan Shaqirit.
Gjilanasi i Zvicrës e nisi sfidën e sotme si titullar, duke përfituar edhe nga mungesa e Sadio Mane dhe shpagoi besimin e trajnerit Jurgen Klopp.
City “festival golash” ndaj Burnleyt, Tottenhami ruan hapin e kryesuesve



