Premier League

Liverpool i gatshëm të ofrojë 25 milionë paund për mbrojtësin e Torinos

Paraqitja e Gleison Bremer këtë sezon ka tërhequr vemendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane siç janë Juventus apo Bayern Munich, pa harruar edhe skuadrat angleze me Arsenalin, Manchester United dhe Chelsea që janë të vendosur për ta sjellë mbrojtësin në Premier League sezonin e ardhshëm.

Së fundmi listës së klubeve që dëshirojnë brazilianin i është shtuar edhe Liverpool.

Klubet e Premier League favorizohen nga fakti se janë në gjendje të mirë financiare dhe mund ta përballojnë blerjen e mbrojtësit me Liverpool që është gati të ofrojë deri në 25 milionë euro për të bindur drejtuesit e Torinos.

Mbrojtësi i Torinos ka luajtur 29 ndeshje për skuadrën në Serie A këtë sezon, duke shënuar 3 gola dhe 1 asist.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency