Liverpool i pandalshëm në Angli, Arsenali merr një fitore të vuajtur
Gjashtë fitore në po kaq ndeshje në Premier League për Liverpoolin, që hodhi pas krahëve humbjen ndaj Napolit në Champions dhe u rikthye te suksesi, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertën londineze ndaj Chelseat.
Të besuarit e Jurgen Klopp e nisën me mjaft vrull ndeshjen dhe arritën të gjejnë avantazhin në minutën e 14’, kur Alexander-Arnold shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e Salah, për të çuar topin në portën e mbrojtur nga Kepa.
Në minutën e 30’ ishte Roberto Firminho që gjeti golin e dytë për “the Reds”, duke bërë që të heshtë “Stamford Bridge” dhe duke qetësuar njëkohësisht trajnerin gjerman në pankinë.

Chelsea rihapi takimin në minutën e 71-të me një gol mjaft të bukur të mesfushorit francez N’golo Cante dhe deri në vërshëllimën finale pati disa mundësi për golin e barazimit, por nuk ia doli të prishë serinë e fitoreve të Liverpool.
U rikthye te fitorja Arsenali, që mori 3 pikë mjaft të vuajtura në anën tjetër në Londrës, pasi mposhti Aston Villën me rezultatin 3-2 në një sfidë shumë të komplikuar në “Emirates Stadium”.
Miqtë kaluan në avantazh me anë të Mcginn në minutën e 20’, ndërsa pak më vonë Maitland-Niles la Arsenalin me 10 futbollistë, pas një kartoni të kuq, duke shtuar telashet për trajnerin Unay Emery.
Megjithatë reagimi i “topçinjve” ishte për t’u admiruar, pasi shënuan 3 herë me anë të Pepe, Chambers dhe Aubameyang, duke zhvlerësuar edhe golin e Eesley për Aston Villën dhe duke festuar rikthimin te 3 pikët.
Pas 6 javëve të para, Premier League kryesohet bindshëm nga Liverpool me 18 pikë, i ndjekur nga kampionët në fuqi të Manchester Cityt me 13 pikë dhe Arsenal, Leicester e West Ham me nga 11 pikë.
M. United në krizë, “bie” edhe në transfertën përballë West Hamit



