Premier League

“Liverpool i shkëlqyer”, Klopp: E meritova të kuqin, por anësorit s’po i plaste fare

Liverpooli arriti një fitore të madhe ndaj Manchester City në “Anfield”. Goli i Momo Salah i dhuroi ekipit të Jurgen Klopp suksesin ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë në një sfidë plot emocione, episode, raste të humbura dhe tension.

Trajneri gjerman, dukshëm i lumtur për triumfin e djemve të tij, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86’ për protesta. Klopp analizoi sfidën e sotme, ku ndër të tjera tha: “Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer në një lojë intensive.

 

Ne u mbrojtëm në një nivel tepër të lartë për gati 99 minuta. City kishte shanset e veta, por ne u mbrojtëm shumë mirë brenda zonë tonë. Këtë aspekt e cilësoj të rëndësishëm. Donim të tregonim që jemi gjallë, ia dolëm ta bënim.

City nuk na kapi asnjëherë në kundërsulm, ndërsa ne i kapëm në tri raste. Salah? Ai mund të gabojë njëherë, por më pas të ndëshkon. Patëm shumë momente të bukura ndaj një skuadre që cilësohet si më e mira në botë.

 

Kartoni i kuq? I merituar, por nuk duhej të ndodhte ai episod. Ishte faulli më i dukshëm që kam parë të bëhet përpara një arbitri anësor, por atij nuk i plasi fare për atë që ndodhi”, deklaroi trajneri i “The Reds”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency