Liverpool – Man. City, luftë pretendentësh dhe strategësh në “Anfield”
Liverpool – Manchester City! Premier League nuk mund të kishte ndeshje më të madhe për t’u prezantuar këtë të diel në ekranin e SuperSportit. Në orën 17:30, në “Anfield”, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të kërkojë t’u shkaktojë humbjen e dytë sezonale Citizens, për të kryesuar e vetme kampionatin falë edhe barazimit mes Manchester United dhe Evertonit.
Pep Guardiola duhet të ketë në vëmendje sulmuesin egjiptian, Mohamed Salaha, i cili ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit brenda kundër City-t, ndërsa detyra e Kloppit është të ketë nën kontroll sidomos Raheem Sterling, që u ka shënuar “të kuqve” në dy nga tri sfidat e fundit.
Sa u përket formacioneve, dihen mungesat e Acantaras, Alexander-Arnold dhe Elliott në radhët e Liverpoolit, ndërsa Pep Guardiola nuk mund të llogaritë Gundogan dhe Mendy, ndërsa Zinchenko është në dyshim.
Më herët, në orën 15:00, nga Premier League, do të transmetohen dy sfida, Tottanham-Aston Villa dhe Crystal Palace – Leciester.
Si rrallë herë, në javën e nentë të Ligue 1, Paris Saint Germanin do të zbresë në fushë që në orën 13:00, në fushën e Rennes. Interesi në këtë sfidë është për të parë në versionin e tij më të mirë Lionel Messin, që realizoi një gol spektakolar në fitoren e parizienëve ndaj City-t në Champions.
Po nga kampionati francez këtë të diel do të transmetohen Lille – Marseille në orën 17:00 dhe St Etienne – Lyon në orën 21:00.
Në LaLiga është radha e Realit të Madridit, që luan në orën 16:15 në fushën e Espanyolit, me synim kthimin e diferencën prej tri pikësh me Atleticon, që futi në krizë më të thellë Barcelonën. Në orën 18:30 luhet Villareal – Betis, ndërsa sfida e fundit e kampionatit spanjoll në SuperSport do të jetë Granada – Sevilla, në orën 21:00.
Nga Bundesliga spikat takimi i orës 17:30, Bayern – Eintracht Frankfurt, ndërsa në Mainz – Union Berlin do të nisë që në orën 15:30. Bielefeld – Leverkusen, ndërkohë do të luhet në 19:30.
Emocionet e kampionatit holandez vijnë që në orën 14:30 me Ajax – Utrecht, pë të vijuar me Vitesse – Feyenoord në 16:45 dhe PSV – Sparta Roterdam në 20:00.
Ndeshjet e kësaj të diele
Rennes – PSG 13:00
Ajax – Utrecht 14:30
Tottenham – Aston Villa 15:00
Crystal Palace – Leicester 15:00
Mainz – Union Berlin 15:30
Espanyol – Real Madrid 16:15
Vitesse – Feyenoord 16:45
Lille – Marseille 17:00
Liverpool – Man. City 17:30
Bayern M. – E. Frankfurt 17:30
Villareal – Betis 18:30
Bielefeld – Leverkusen 19:30
PSV – Sparta Roterdam 20:00
Granada – Sevilla 21:00
St. Ettiene – Lyon 21:00



