La Liga

Liverpool merkato te Villareal, Klopp i fiksuar pas lojtarit të kombëtares

23.5 milion euro pagoi Villareal në arkat e Bournemouth në gusht dhe siguroi shërbimet e Arnaut Danjuma.

Sulmuesi i majtë holandez është përshtatur për mrekulli te ekipi spanjoll dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 7 gola dhe 2 asiste.

24-vjeçari ofensiv ka firmosur kontratë 5-vjeçare, por vështirë të qëndrojë aq gjatë te Villareal, fituesi në fuqi i Europa League.

Emrat “big” po ndjekin me kujdes ndeshjet pozitive të lojtarit të kombëtares holandeze (3 ndeshje dhe 2 gola) në La Liga.

Football Insider raporton se Liverpool po përgatit një ofertë për kartonin e Danjuma, pasi trajneri Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar nga lojtari me origjinë nigeriane.

Gjithsesi, Villareal nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i skuadrës në merkaton e janarit dhe pritet t’i refuzojë milionave të “The Reds”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency