Merkato

Liverpool nuk heq dorë nga fantazisti i Lyonit, në garë edhe Juventus

Verën e kaluar, Nabil Fekir ishte shumë pranë Liverpoolit, por në fund të sezonit, presidenti i Lyonit vendosi të mbajë fantazistin edhe për një tjetër vit në kampionatin francez.

Megjithatë këtë verë Jurgen Klopp do të trokasë sërish në dyert e klubit francez, për të marrë fantazistin në “Anfield Road”, shifrat e të cilit vijojnë të jenë impresionuese, me 12 gola dhe 7 asiste në këtë sezon.

Por këtë herë tekniku i Liverpoolit duhet të bëjë llogaritë me konkurrencën e Juventusit, që po planifikon ndryshime të shumta dhe shikon pikërisht te francezi, njeriun e duhur për ta vënë pas sulmuesit kryesor.

Nabil Fekir është pjesë e Kombëtares Franceze dhe njihet si një ekzekutues mjaft i mirë e goditjeve të dënimit, ndërsa kartoni i 25-vjeçarit pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency