Liverpool sfidon Chelsea-n në merkato, ofron 80 mln euro për mbrojtësin francez
Sërish sirena angleze për Jules Kounde. Mbrojtësi francez u kërkua me ngulm gjatë verës nga Chelsea, por Sevilla bëri bllok dhe nuk lejoi largimin e tij, ndërsa tani në garë është futur edhe Liverpooli i Jurgen Klopp.
Mediat britanike bëjnë me dije se trajneri gjerman duket i bindur për cilësitë e qendër-mbrojtësit 23-vjeçar dhe ka udhëzuar drejtuesit e klubit të paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh, për prishjen e kontratës së tij me Sevillan.
Mbrojtësi francez kërkohet edhe nga Chelsea e Real Madrid, megjithatë asnjë prej të dy klubeve nuk është gati të lëvizë në janar dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Liverpool, për ta transferuar menjëherë në “Anfield Road”.



