Liverpooli “blindon” Salah, “Faraoni” rinovon deri në vitin 2023
Pas zhëgnjimit në Botëror me Egjiptin, që nuk mori qoftë një pikë në tri ndeshjet e fazës së grupeve, vjen një lajm i mirë për Mohamed Salah. Klubi i Liverpoolit ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me “Faraonin” deri në vitin 2023. “The Reds” i mbyllën derën Realit të Madridit, apo klubeve të tjera të mëdha, që kërkonin shërbimet e Salah. Vetëm nëse do të bëhet një ofertë e çmendur në merkato, nga ato të paimagjinueshmet, atëherë Lverpooli mund të pranojë ta shesë sulmuesin që e mbylli sezonin me 44 gola në 52 ndeshje në total.



