Premier League

“Liverpooli hija e vetvetes! Mbaroi futbolli Heavy Metal, tani luajnë vetëm në bas”

Liverpooli doli pa pikë nga përballja e zjarrtë me Arsenalin. Ekipi i Mikel Artetës fitoi 3-2 në një duel të mbushur me emocione dhe vazhdon të kryesojë Premier League me 24 pikë pas javës së nëntë.

“The Reds” kanë luajur një ndeshje më pak, por renditen plot 14 pikë poshtë ekipit kryesues. Gary Neville ka analizuar humbjen e ekipit të Jurgen Klopp në “Emirates Stadium”, duke mos i kursyer aspak kritikat për momentin e errët.

Në pjesën e parë mendova se Liverpooli reagoi shumë mirë, por pjesa e dytë ishte më shqetësuese: lojtarët dukeshin si hija e vetvetes. Në përgjithësi, loja e tyre në këtë periudhë ka mërzitur Jurgen Klopp.

Jo aq për qarkullimin e topit, por për stilin me të cilin ata luajnë: si aftësia për të bërë presing dhe për t’u nxirë jetën kundërshtarëve. 

Të gjithë e dimë që Klopp mbërriti në Angli me stilin e tij ‘Heavy Metal’ të futbollit, por tani duket sikur Liverpooli po luan vetëm në bas“, deklaroi ish-mbrojtësi i United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency