Premier League

Liverpooli me “5 yje”, shkatërron Arsenalin dhe shkon +10 nga Manchester City

Fundi i vitit e gjen Liverpoolin në një formë mbresëlënëse. “The Reds” shkatërruan 5-1 Arsenalin në “Anfield”, në një sfidë që nisi në mënyrë të çmendur, por që u vu shumë shpejt nga shinat e duhura nga skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp. Mendohej se “Topçinjtë” mund të bënin rezistencë në mitikun e Liverpoolit, por formacion i Unai Emery “ndriçoi” në fushën e blertë vetëm për 11 minuta, teksa kaloi në epërsi me golin e Maitland-Niles.

Reagimi i “The Reds” ishte i menjëhershëm, pasi vetëm 3 minuta më pas Roberto Firminho barazoi shifrat dhe pa kaluar 2 minuta sigloi edhe të dytin, me mbrojtjen e Arsenalit që la shumë për të dëshiruar.

Dominimi i Liverpoolit vijoi më tej, duke u shpërblyer me tre gola të njëpasnjëshëm, me autorë Mane, Salah e sërish Firminho me 11-metërsh, me finalizimin e fundit që ishte dhe i treti personal për brazilianin.

Liverpooli me këtë sukses, që ishte i 8-ti radhazi në Premier, e çon në 10 pikë diferencën me Manchester City-n (luan këtë të diel në fushën e Southamptonit), rivalin më të fortë për titullin në Premier League, që do ta sfidojë më 3 janar në “Etihad”.

Tottenhami bën “harakiri” me Wolves, Leicesteri mposhtet nga Cardiffi

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency