Liverpooli mesazh Realit, Salah reklamon uniformat e sezonit të ardhshëm
Mohamed Salah është pa dyshim sulmuesi i momentit në Europë, rivali i drejtpërdrejtë i Lionel Messit në garën për Këpucën e Artë. Egjiptiani ka shënuar 30 gola në Premier League me “The Reds” kundrejt 29 të “yllit” Argjentinas. I mjaftuan vetëm pak muaj në “Anfield” për të shfaqur potencialin e tij, aq sa Reali i Madridit e ka në krye të listës për merkaton e verës.

Këtë të enjte Liverpooli u ka dërguar një mesazh të qartë atyre që lakmojnë “yllin” Mohamed Salah. Klubi anglez ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe, si në videon promocionale, të postuar në rrjetet sociale, edhe në imazhet e shpërndara, sulmuesi egjiptian është një nga protagonistët. Mesa duket, Salah do të mbetet pjesë e Liverpool bashkë me Firmino, Mane, Henderson, Lallana apo Van Dijk, që reklamojnë fanellën e re të “Reds”.

Gjithsesi, Reali nuk do të heqë dorë nga 26-vjeçari, që është shndërruar “Faraoni” u futbollit europian, por për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” duhet të bëjë me tepër se një ofertë të çmendur.





