Serie A

“Liverpooli na ka frikë”, Barella: Brozovic e dashuron Interin, Inzaghi ka një meritë

Nicolo Barella është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit. Mesfushori sard rinovoi muajin e kaluar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2026 dhe shpreson e beson se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Marcelo Brozovic, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin italian.

Unë e di që Brozo është shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, demonstrimi shihet në mënyrën spektakolare me të cilën po luan. Ai e dashuron Interin, është një lojtar që ka dhënë shumë për këtë skuadër.

Dhe ai e bëri këtë edhe në vitet kur ishte e vështirë të luaje këtu. Sigurisht që vendimi final i takon atij dhe askujt tjetër”, deklaroi mesfushori i kombëtares italiane, i cili thekson se ka qenë gjithmonë tifoz i zikaltërve.

Që kur isha i vogël e imagjinoja veten duke luajtur me Interin, ëndërroja të isha pjesë e skuadrës që do të fitonte titullin e yllit të dytë. Tani jam këtu dhe nuk ndalem, dua ta realizoj këtë sezon objektivin”.

Në fund një koment për trajnerin Simone Inzaghi dhe Liverpool, rivalin e kampionëve të Italisë në raundin e 1/8-ve në Champions League. “Ai na ka dhënë më shumë liri për t’u shprehur në fushë, por jo se Conte na detyronte kush e di se çfarë.

Gjithsesi, Inzaghi na ka përfshirë të gjithëve me karizmën e tij, duke na dhënë mundësinë për të bërë zgjedhje. Një gjë e tillë na ka ndihmuar në të gjitha nivelet, pas dy vitesh intensive në të cilat kemi punuar gjithmonë duke ndjekur të njëjtin koncept.

Liverpool? Niveli është i lartë dhe në këtë fazë të kompeticionit nuk mund t’u shmangesh ekipeve të mëdha. Ata janë të fortë dhe po përmirësohen, por nuk mendoj se janë të lumtur që do të ndeshen me ne.

Unë mendoj se do të shijojmë sfida të ekuilibruara. Dominuam për një orë në Madrid kundër Realit, por më pas gabova unë dhe u shkatërrova ndeshjen shokëve të skuadrës”, deklaroi Barella.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency