Premier League

Liverpooli nuk i ndahet M.City-t, 2-golsha për Firmino dhe Mane!

Liverpooli ruan hapin e Manchester City-t dhe e ngushton sërish në -1 pikë disavantazhin nga kreu i renditjes. The Reds kaluan në Anfield Road me rezultatin 4-2 Burnley-in. Ishte një fitore me përmbysje ajo e Liverpoolit sepse miqtë kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë me një gol të Westëood, drejtpërdrejtë nga goditja e këndit, një gol i kontestuar nga Liverpooli për një faull ndaj portierit Allison. Megjithatë skuadra e Klopp reagoi shpejt dhe në harkun e 29 minutave lojë përmbysi shifrat me golat e Firmino dhe Mane. Në të 67-ën Firmino vuri në kasafortë fitoren e vendasve me golin e 3-1, ndërsa në minutat shtesë të lojës kishte vend edhe për dy finalizime të tjera. Fillimisht islandezi Gudmundson ngushtoi shifrat në 3-2 ndërsa në sekondat e fundit senegalezi Sadio Mane realizoi golin e dytë personal dhe të 4-in për Liverpoolin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency