Premier League

Liverpooli përmbys Crystal Palace, Manchester United s’di të ndalet

7 gola në “Anfield”, por kurrsesi një fitore e lehtë për Liverpoolin përballë Crystal Palace, skuadër që kishte arritur të befasonte madje edhe Manchester City-n. Skuadra e Jurgen Klopp arriti të triumfonte 4-3, edhe pse e pa veten në disavantazh në minutën e 34-t, pasi golit të realizuar nga Townsend.

Në fillim të pjesës së dytë barazoi Salah, më pas shënoi Firmino, por Crystal Palace barazoi Tomkins. Sërish Salah e më pas Mane i çuan shifrat në 4-2, ndërsa goli i Meyer në kohën shtesë vlejti vetëm për statistikë, pasi Liverpooli mori në fund atë që deshi, tri pikët. Diferenca me Manchester City-n shkon në 7 pikë (60 dhe 53) por ekipi i Guardiolës do të luajë këtë të diel në fushën e Huddersfieldit.

Manchester United është një makineri e pandalshme pas shkarkimit të Jose Mourinhos. “Djajtë e Kuq” fituan 2-1 në “Old Trafford” me Brightonin, duke regjistruar suksesin e 6-të radhazi në Premier dhe të 7-in në total. Pogba me 11-metërsh dhe Marcus Rashford i dhanë epërsinë e dyfishtë skuadrës vendase në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ngushtoi në 2-1 Gross, por pa mundur të shmangë humbjen e Brightonin.

Liverpooli përmbys Crystal Palace, Manchester United s’di të ndalet

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency