Premier League

Liverpoolin s’e ndal dot as Arsenali, diferenca me City-n vetëm një pikë

Liverpooli triumfoi 2-0 përballë Arsenalit në ndeshjen e prapambetur të Premier League-s, duke e ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Manchester City-n. Tashmë gara për titullin kampion është më e hapur se kurrë dhe sfida e drejtpërdrejtë më 10 prill pas pauzës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve mund të vendosë shumë.

Sfida ishte e barabarta dhe me raste në të dyja portat deri në momentin kur “The Reds” zhbllokuan rezultatin në minutën e 55-të me Diogo Jottan, që e kapi të papërgatitur portierin Ramsdale. Golin e dytë për ekipin e Jurgen Kloppit e shënoi Firmino në minutën e 62-të, i shërbyer nga Robertson.

Arsenali bëri gjithçka për të shmangur humbjen, por e pati të pamundur për të çarë mbrojtjen e Liverpoolit dhe portierin Alisson.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency