Premier League

Liverpooli “shpëton” përfundimisht nga portieri gafaxhi

Liverpooli ka vendosur të lirojë nga çdo detyrim kontraktual portierin gjerman, Loris Karius, raporton “Mirror”. 28-vjeçari, i cili nuk ka luajtur me fanellën e klubit “të kuq” që nga ajo finale fatale e Ligës së Kampionëve të vitit 2018, i ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Besiktasi dhe Unión Berlini. Paraqitja e tij e dobët në atë finale kundër Realit, në të cilën bëri gafa të pafalshme në rastin dy golave të Madridit, nga tre që pësoi në total, e “varrosi” karrierën e tij në klubin anglez.

Atë verë “gardiani” gjerman kaloi te Besiktasi, ku nënshkroi për dy vjet. Në Turqi, ai fitoi vendin e titullarit për dy sezone, por në maj 2020 u largua nga klubi i Stambollit për shkak të detyrimeve të prapambetura financiare. Pas kësaj, ai përfundoi në Bundesligë për të nënshkruar me Unión Berlinin, por në klubin gjerman ai luajti vetëm 4 ndeshje sezonin e kaluar.

Këtë verë ai nuk gjeti një destinacion të ri, pavarësisht se “kishte disa skuadra të interesuara, por transferimi nuk u realizua për arsye të ndryshme”, siç ka konfirmuar vetë për “Bild”. Për këtë arsye ai është ende në skuadrën e Liverpoolit, por nuk është thirrur në asnjë ndeshje. Në janar do të ketë mundësinë të nënshkruajë falas për çdo ekip.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency