Lajme

Llapi fiton dhe merr kreun, ngecin Prishtina dhe Trepça 89

Java e 12-të e Vala Superligës së Kosovës i buzeqeshi Llapit. Skuadra e Tahir Batatinës fitoi 2-1 në transfertë ndaj Drenicës duke u ngjitur sërish në krye të klasfikimit. Llapi përfitoi nga barazimi pa gola që regjistroi Prishtina e Mirel Josës në Gjilan përballë një tjetër skuadre pretendente si Drita, me formacionin nga Podujeva që u ngjit në kuotën e 23 pikëve një më shumë se kryeqytetasit duke marrë sërish kreun. Golat për Llapin u shënuan nga Sinani dhe Daku në pjesën e parë ndërsa për Drenicën gjeti rrugën e rrjetës Hamiti 12 minuta përpara fundit. Asnjë gol në Gjilan mes Dritës dhe Prishtinës, me skuadrën kryeqytetase që ndali hovin pas 3 fitoreve rradhazi dhe tani e sheh veten në vendin e 2-të në kuotën e 22 pikëve. Vazhdon të mos fitojë Trepça 89. Skuadra kampione në fuqi mori një barazim me shumë fat në transfertën përballë Flamurtarit me shifrat 2-2. Vendasit kaluan dy herë në epërsi me Jaupajn por Idrizi dhe Oto John, 10 minuta përpara fundit i dhanë një pikë skuadrës mitrovicase me golat e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency