Lajme

Llapi fiton me Ferizajn dhe parakalon Prishtinën, Drenica e Gjilani ndajnë pikët

Llapi bën detyrën me Ferizajn në sfidën e zhvilluar në Podujevë dhe ngjitet në vendin e dytë në klasifikimin e IPKO Superligës së Kosovës, me një pikë më shumë se Prishtina, e cila pret këtë të enjte në “Fadil Vokrri” Lirinë e Prizrenit. Golat për llapjanët u realizuan nga Januazi në minutën e 3-të dhe Alidemaj pak para se të mbyllje pjesa e parë.

Përfundoi në barazim 0-0 përballja mes Drenicës dhe Gjilanit, rezultat që përligjet edhe nga klasifikimi, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, 34.

Trepçës ’89 i mjaftoi goli i Hysenit në fillimin të pjesës së dytë për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Flamurtarit në Mitrovicë, ndërsa sfida tjetër mes Dritës së Gjilanit dhe KEK-ut nuk pati shumë histori, me vendësit që fituan thellë 4-0.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency