Lajme

Llapi ngjitet në vendin e dytë, Drita mposht edhe Ferizajn

Llapi ka bërë detyrën në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Trepçën ’89, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të IPKO Superligës.

Veliu kaloi vendasit në avantazh në minutën e 7 të takimit, por skuadra nga Mitrovica riktheu baraspeshën me anë të Rusit. Më pas Llapi shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Jonuzin në minutën e 31-të dhe më pas në të 96-ën, duke vulosur suksesin.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 47 pikëve, dy më pak se Feronikeli kryesues dhe 3 më tepër se Prishtina, të cilat do të luajnë nesër ndeshjet e tyre të javës së 22-të.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Drita fitoi me rezultatin minimal 1-0 në Gjilan, përballë skuadrës së Ferizajt. Takimi u vendos nga një gol i shënuar nga Nwabueze, ndërsa kampionët në fuqi, me këtë 3-pikësh largohen përfundimisht nga zona e ftohtë dhe konsolidojnë pozitat në vendin e katërt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency