Lajme

Llapi prezanton portierin e ri dhe asistentin e parë të stafit teknik

Llapi njofton se ka arritur marrëveshjen 3-vjeçare me portierin nga Durrësi, Arlis Shala, pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë.

20-vjeçari Shala ka qenë pjesë e klubeve si: Teuta (2010-2018), Cesena (2018), Besa Kavajë (2018), Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin 20-vjeçari ishte titullar, Kombëtarja A e Shqipërisë, e udhëhequr nga trajneri Edy Reja, e ftoi në grumbullim triditor, për datat 6, 7 dhe 8 korrik 2020.

Më herët, Llapi ka prezantuar asistentin e parë të shtabit teknik, Alan Clark. Clark me të mbërritur në kampin llapjan është njoftuar me projektin dhe së bashku me trajnerët tjerë i është  kanë përveshur punës për të përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë për edicionin e ri të Superligës,” – shkruhet në njoftimin e Llapit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency