Kategoria Superiore

Llogaritë janë mbyllur, Dinamo-Tirana një derbi prestigji

36 tituj kampionë në fushë, në stadiumin që dikur quhej Dinamo dhe sot mban emrin “Selman Stërmasi”, përballen dy skuadrat me më shumë trofe në vend, por kjo sfidë i gjen nën peshën e fateve diametralisht të kundërta.

Dinamo-Tirana është një derbi i çuditshëm, me blutë që kanë prerë biletën e kthimit në Kategorinë e Parë pas një sezoni katastrofik, ndërsa Tirana ka siguruar titullin e 26 kampion. Mund të quhet një derbi prestigji, me matematikën që ka pak vlerë.

Për Tiranën ndoshta për të çuar te golat Seferin dhe Xhixhën, të impenjuar për të fituar Këpucën e Artë të kampionatit, me sulmuesin nga Kumanova të avantazhuar, në kuotë të barabartë finalizimesh (17) me Guindo, ndërsa ish sulmuesi i Laçit ndjek me 3 gola më pak.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Për Dinamon ndërkohë është ndeshja e fundit e këtij edicioni në elitë si pritëse, e pamundur të shlyejë gjithë zhgënjimet që i ka dhuruar këtë vit tifozëve të saj, por të paktën mund të shpresojë t’u dhurojë një shkëndijëz shprese me një rezultat pozitiv, thjesht në kujtim të Dinamos së madhe.

Megjithatë e kotë që rëndësia e sfidës të amplifikohet më shumë se realiteti, të dyja skuadrat i kanë mbyllur llogaritë e këtij edicioni, Orges Shehi mund të shpërndajë më me qetësi minutat për t’iu dhënë ndonjë shans atyre që kanë luajtur më pak, ndërsa te Dinamo Vanoli, ende pa asnjë fitore në stolin e bluve mund të fillojë të mendojë për të ardhmen dhe elementët që mund t’i duhen në Kategorinë e Parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency