Llorente nuk ka ndërmend të tërhiqet, firmos me skuadrën baske
Ndonëse me 36 vite mbi supe, Fernando Llorente nuk ka ndërmend të ndalet dhe së fundi ka firmosur me skuadrën e Eibarit në Segunda Division në Spanjë.
Ish sulmuesi i Juventusit, Tottenhamit e Napolit ishte pa skuadër dhe ka arritur marrëveshje për të luajtur deri në fund të sezonit në klubin bask, ndërsa sot ka kryer edhe vizitat mjekësore.
Llorente do të nisë stërvitjen menjëherë nesër me Eibar, por për të zbritur në fushë do t’i duhen të paktën dy javë, që të rigjejë formën e duhur fizike për të përballuar një 90-minutësh, duke qenë se nuk luan prej muajsh.



