Lo Celso bind, Betisi do ta blejë përfundimisht nga PSG-ja
Real Betis mendon të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Giovani Lo Celso nga Paris Saint-Germain. Argjentinasi është duke bërë një sezon të mirë me skuadrën nga Sevilla, duke arritur të shënojë 12 gola në të gjitha kompeticionet.
22-vjecari u transferua në verë në Spanjë në formë huazimi me të drejtë blerje për 25 milionë euro. Duke parë paraqitjet e mira por mbi të gjitha edhe interesimin e klubeve të mëdha, mes të cilave Real Madrid apo Tottenham, drejtuesit e Betis kanë nisur menjëherë nga puna për të blerë përfundimisht lojtarin, duke synuar pse jo shitjen e tij për një vlerë akoma më të lartë.



