La Liga

Lo Celso bind, Betisi gati ta blejë nga PSG-ja

Giovani Lo Celso ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur më tepër këtë sezon te Real Betis. Argjentinasi, i cili luan i huazuar nga francezët e PSG, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes të cilave së fundmi janë shfaqur Real Madrid dhe Tottenham.

22-vjecari u transferua verën e shkuar në La Liga në formë huazimi me të drejtë blerje. Duke parë interesimin e Realit apo Tottenham, drejtuesit e Betis mendojnë që të ushtrojnë të drejtën për blerjen e lojtarit, në mënyrë që të përfitojnë më tepër nga shitja e tij.

Argjentinasi ka luajtur në 34 takime me fanellën e Betis, duke arritur të shënojë 12 gola, ndërsa ka zënë një vend edhe në kombëtaren e Scalonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency