Lajme

Lojërat Mesdhetare, Shqipëria dorëzohet 3-0 me Kroacinë

Kombëtarja Shqiptare në volejboll për femra e nis me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Tarragona të Spanjës. Vajzat kuqezi u mposhtën pastër 3-0 nga Kroacia, skuadër që tregoi pjekuri dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin.

Volejbollistët që drejtohen nga trajneri Martiri treguan dobësi në momentet e fundit të çdo seti, duke humbur pikë vendimtare.  Seti i parë u mbyll 25-21, ndërsa dy setet pasuese vajzat kuqezi humbën me të njëjtin rezultat 25-19.

Përballja e radhës për Shqipërinë do të jetë këtë të diel me Francën.

Kroaci – Shqipëri, 3-0 (25-21, 25-19, 25-19)

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency