Lojtari i Bayern tregon vuajtjet nga aritmia kardiake: Kisha kriza, por tani jam shëruar
Kingsley Coman ka treguar vuajtjet që ka pasur disa kohë më parë si pasojë e aritmisë kardiake. Për këtë problem, sulmuesi i Bayern Mynich i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërsa së fundmi theksoi se herë pas herë vuante krizat teksa shton se tashmë ndihet tërësisht i rikuperuar.
“Unë kam vuajtur nga aritmia, në muajt e fundit gjërat u përkeqësuan dhe kisha kriza të vogla. Kishte momente ku ndihesha më i lodhur se më parë dhe mendoja se do të vuaja për t’u rikthyer sërish si më parë. Por, tani jam mirë dhe jam i shëruar. Ndihem më mirë se më parë”, tha Coman.



