Europa League

“Lojtari i javës”, UEFA zbulon më të mirin e Europa League

Luis Muriel është zgjedhur “Lojtari i Javës” i UEFA në Europa League. Sulmuesi kolumbian ishte protagonist i ndeshjes së Atalantës ndaj Bayer Leverkusenit, ndeshje të cilën spanjollët e fituan me rezultatin 3-2, me dy golat dhe një asist të realizuar nga Muriel.

Të parët në avantazh kaluan gjermanët, të cilët realizuan në minutën e 11’ falë Aranguiz. Ndërsa më pas në minutën e 23’ me një asist ndaj Malinovskyt dhe në të 25-ën dhe të 49-ën kolumbiani do të trefishonte rezultatin e italianëve, si dhe në të njëjtën kohë do të bëhej lojtari më në formë i kësaj jave në Europa League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency