Lojtari i ndeshjes, Limaj: Rëndësi ka rezultati, me dyshen Xhixha-Seferi punoj mirë
Lojtari i ndeshjes në takimin Tirana-Skënderbeu, Vesel Limaj ka theksuar se për të më shumë rëndësi kanë tre pikët sesa fakti që ai vet ishte një nga realizuesit e golave për “bardheblutë” e kryeqytetit.
“Goli është i rëndësishëm, por më shumë rëndësi kanë tre pikët se fakti që unë shënova.”-tha Limaj në emisionin “Gol pas Goli”.
Më tej ai shtoi se me Totren ndihet shumë mirë në lojë, pasi tani janë njohur me mënyrën e lojës së njëri-tjetri, por theksoi se me dyshen Xhixha-Seferi punon shumë mirë gjithashtu.
“Me Totren jemi njohur mirë dhe tani punojmë shumë mirë bashkë. Me Xhixhën dhe Seferin ndihem mirë në lojë.”-deklaroi lojtari i Tiranës.
Ai tha po ashtu se janë një ekip që e luajnë topin shpejt dhe sipas Limajt rezultatet e marra deri më tani flasin vetë që loja e Tiranës është shumë e mirë.
“Tentojmë ta mbajmë topin, por jemi skuadër që e luajmë shpejt topin dhe besoj se kemi bërë mirë deri tani kemi shënuar shumë gola dhe kjo ka rëndësi.”-deklaroi Vesel Limaj.



