Futboll

Lojtari më i mirë i vitit 2021, FIFA publikon tre kandidaturat finale

FIFA ka publikuar tre kandidatët për fitimin e çmimit të futbollistit më të mirë të vitit 2021, që do të akordojë qeveria botërore e futbollit më datë 17 janar.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ata janë Lionel Messi (PSG), Robert Lewandowski (Bayern Munchen) dhe Momo Salah (Liverpool), me njërin prej tyre që do të fitojë çmimin prestigjioz gjatë ceremonisë që do të zhvillohet online.

https://twitter.com/i/status/1479456384064360451

Çmimet zgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë përkatësisht nga trajnerët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip), kapitenët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip) dhe një gazetar i specializuar për çdo vend.

Polaku i kampionëve të Gjermanisë është kandidati kryesor për triumfin final, por “pleshti” i PSG-së, i cili fitoi muajin e kaluar “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë, mbetet tepër i vështirë për t’u mposhtur.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency