Futboll

Lojtari më i mirë në Europë, gara mes Messi, Ronaldos e Buffon

Shpallen emrat e tre finalistëve për cmimin si lojtari më i mirë në Europë. Portieri i Juventusit, Gianluiggi Buffon, Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Realit të Madridit, janë tre emrat që do të garojnë përballë njëri-tjetrit për cmimin lojtari më i mirë në europë për sezonin 2016-2017. Ceremonia për dhënien e këtij cmimi është e parashikuar të zhvillohet më datë 24 Gusht në Monaco. Gardiani i bardhezinjve në mungesë të trofeut të Champions League do të shpresojë ta fitojë ai këtë garë, përballë yllit portugez, i cili në finalen e Cardiffit i shënoi dy gola italianit. Rikthmim te personal kërkon edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. Emrat e tre finalistëve janë vendosur nga një juri e përbërë prej 55 trajnerësh, të cilët kanë qënë pjesëmarrës në Champions League dhe Europa League si dhe nga një grup gazetarësh sportiv të përbërë prej 55 personash. Messi e ka fituar dy herë këtë cmim në vitin 2010-2011 dhe në atë të 2014-215. Në të po të njëjtat nurma qëndron dhe CR7, i cili regjistron sukesin e tij personal në vitin 2013-2014 dhe në atë te sezonin të kaluar. Ceromonia do të zhvillohet më datë 24 Gusht në Monaco.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency