Futboll

Lojtari më i vjetër aktiv në kontinent, 46-vjeçari rinovon me klubin kryeqytetas

Georgi Petkov është futbollisti më i vjetër aktiv në Europë. Portieri bullgar është pjesë e Slavia Sofia prej vitit 2012, teksa ka luajtur me ekipin kryeqytetas edhe në vitet 1996-2001.

“Gardiani” festoi 46-vjetorin e lindjes në muajin mars, por nuk ka ndërmend të tërhiqet. Drejtuesit e Slavia Sofia kanë rinovuar me një tjetër vit me lojtarin më të vjetër në kontinent.

Petkov është dy vite më i madh se Gigi Buffon, i cili rinovoi deri në vitin 2024 me Parmën në muajin shkurt. Petkov debutoi me kombëtaren bullgare në vitin 1996, duke e veshur 18 fanellën e përfaqësueses, për herë të fundit katër vite më parë në Nations League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency