Futboll

Lokomotiva prezanton Uzunin: Këtu punohet shumë me të rinjtë

Myrto Uzuni është zyrtarisht futbollist i Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Futbollisti 22-vjeçar u largua nga Laçi në limitet e merkatos, duke mbushur arkat e klubit kurbinas. Mësohet për kartonin e sulmuesit kroatët do të paguajnë në total 350 mijë euro, ndërsa Laçi ruan edhe 20% të kartonit.

“Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e Lokomotivës,” – deklaroi Uzuni për faqen zyrtare të klubit.” – Kam dëgjuar shumë për këtë klub nga lojtarët shqiptarë që kanë luajtur këtu. Kam marrë informacionet e nevojshme dhe e di që te Lokomotiva punohet shumë me të rinjtë. Falënderoj klubin për angazhimin, do të bëj çmos për të kontribuar në sukseset e Lokomotivës.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency