Kategoria Superiore

Longo: Kukësi im si Napoli i Sarrit, sot merituam të merrnim fitoren (Video)

Dy javë më parë paralajmëroi largimin, por Diego Longo vijon punën në pankinën e Kukësit dhe sot mori një tjetër pikë, falë barazimit 1-1 ndaj Partizanit. Ja fjalët e tij në përfundim të ndeshjes, në “Gol pas Goli”.

“Ne luajtëm për të fituar dhe nëse kishte një ekip që meritoi të merrte tre pikët, ai ishte Kukësi. Strategjitë ishin të ndryshme, por qarkulluam shumë topin dhe kërkuam të gjejmë golin, megjithatë u ndëshkuam nga një mungesë vëmendjeje. Ia dolëm të shënojmë dhe luajtëm mjaft mirë për 70 minuta, por më pas ndjemë disi lodhjen. Ne duam të përmirësohemi gjithmonë e më shumë dhe natyrisht vazhdojmë punën çdo ditë, për të bërë gjithmonë e më mirë. Nëse do ta krahasoja Kukësin me një ekip Italian, më ngjan me Napolin e Sarrit”, u shpreh Longo ndër të tjera për Supersport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency