Longo rrëfen takimin e parë me Gjicin: Sapo zbrita nga avioni dhe u befasova
Trajneri italian i Kukësit, Diego Longo ka barë një rrëfim 360 gradë për gazetarin e SuperSport, Rinald Bregasi, ku zbulon edhe takimin e tij të parë me presidentin e nderit të verilindorëve, Safet Gjicin.
Palët nuk u ulën në Itali dhe as në ndonjë nga ambientet e shumta të kryeqytetit, por në Kukës dhe për më tepër në një fshat malor, çka ishte një befasi edhe për vetë trajnerin italian, i cili rrëfen kështu atë episod.
“Ishte e veçantë. Sapo kisha zbritur nga avioni dhe u nisa direkt për në një fshat të Kukësit. Ishte shumë bukur, ishte një provokim. Unë nuk kisha frikë nga asgjë, por ishte një mënyrë për të njohur edhe temperamentin e presidentit, ndaj hyra menjëherë në këtë realitet të ri”, rrëfen Longo.
Tekniku italian ka folur edhe për personalitetin e presidentit Gjici, duke u shprehur se në të kaluarën ka njohur edhe të tjerë drejtues autoritarë dhe e ka quajtur këtë një aspekt pozitiv.
“Presidenti Gjici ka personalitet shumë të fortë dhe kjo është diçka pozitive për klubin. Nuk është i pari, pasi në të shkuarën kam njohur edhe të tjerë presidentë autoritarë si Panopulos te Xanthi në Greqi, apo Savidis te PAOK. Presidenti hedh paratë dhe është e drejtë të kërkojë llogari për rezultatet, por unë nuk tremben aspak nga personaliteti. Thjesht kërkoj të respektojnë edhe kërkesat e mia, që janë puna e disiplina”, deklaroi italiani.
Intervista e plotë do të transmetohet në SuperSport News në orën 20:00…



