Kategoria Superiore

Longo: Skënderbeu u mbrojt me 10 lojtarë, pësuam një gol naiv (Video)

Kukësi doli pa pikë nga transferta korçare. Skënderbeu vendas shfaqi më shumë dëshirë dhe pasion, fitoi 2-0 dhe i gëzohet suksesit të parë sezonal në Abissnetr Superiore.

Trajneri i Kukësit, Diego Longo foli për Supersport pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Skënderbeu luajti në shtëpi, ata luajnë në shtëpi gjithmonë njësoj, dhjetë lojtarë pas dhe një përpara që pret topin e gjatë. Ne donim të kontrollonim lojën, donim të ishim të duruar.

Në pjesën e parë e menaxhuam mirë ndeshjen, nuk kishim raste por as rreziqe. Në pjesën e dytë humbëm mendjen pas golit fëmijëror nga goditja e dënimit. Duhet të reagonim pas golit.

Duhet të luanim me topin, jo të shkonim të gjithë përpara duke lënë vetëm një lojtar pas. Ky nuk është futboll. Pastaj erdhi edhe goli i dytë që mbylli ndeshjen, e papranueshme të humbësh në këtë mënyrë.

Ndeshjen e humbën në pjesën e dytë, na mungoi balanca. Nuk dua të them që ndikoi Kupa, edhe kundërshtari luajti në Kupë.

I gjithë ekipi është përgjegjës për golin e parë, goli i dytë nuk mund të ndodhë, nuk e pranoj”, deklaroi trajneri i skuadrës verilindore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency