Kategoria Superiore

Longo takim me Gjicin, merr vendimin për të ardhmen

“Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem pjesë e Kukësit”, ishte kjo fraza që trajneri Diego Longo tha pas ndeshjes me Teutën, duke ngritur hipotezat për një largim të mundshëm të teknikut italian nga pankina e skuadrës verilindore, megjithatë, gjithçka është qartësuar këtë të enjte, me trajnerin Longo që është kthyer në mesditë në Tiranë. Menjëherë pas mbërritjes, italiani ka pasur një takim me presdientin e nderit Safet Gjici, bashkë me kapitenin Gjelbërim Taipi. Burime pranë klubit verilindor tregojnë se për më shumë se dy orë Gjici dhe Longo së bashku me kapitenin e skuadrës kanë diskutuar për ecurinë e skuadrës në javët e para, ndërsa në fund 45-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Gjici, për pjesën e mbetur të kampionatit, duke shuar dhe mundësinë e largimit të italianit.

Seanca stërvitore e kësaj të enjteje u zhvillua pa praninë e Longos, megjithatë italiani do të jetë në krye të skuadrës duke nisur nga e premtja, ku do të vijojë përgatitjet për takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Maliqin, ndërsa më pas do të luajë ndaj Partizanit me datën 17 tetor në tranasfertë.

Kukësi renditet në vendin e  tretë me 7  pikë në 4 ndeshjet e para, një më pak se Tirana dhe Teuta që pozicionhen në dy vendet e para. Verilindorët janë skuadra që kanë shënuar më shumë gola në këtë fillim edicioni, plot 10 të tillë, ndërsa kanë treguar se problemet më të mëdha i ka në mbrojtje ku kanë pësuar 7 gola, duke qenë mbrojtja e tretë më e dobët.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency