Lopetegui: Patëm frikë të fitojmë, rasti i Camavingës ishte skandaloz
Reali i Madridit hodhi një hap mjaft të rëndësishëm drejt titullit kampion në La Liga, pasi ia doli të triumfojë 2-3 me përmbysje në një transfertë mjaft të komplikuar si ajo ndaj Sevillas në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Andaluzianët e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, por pësuan 3 në 45-minutëshin e dytë, ndërsa trajneri Julen Lipetegui u shpreh se të tijtë nuk patën guxim për të fituar, teksa kritikoi edhe arbitrimin.
“Patëm frikë të fitojmë. Në pjesën e parë ishim ne dukshëm më mirë, ndërsa në të dytën ata. Duhej të kishim guxuar më shumë për të shënuar golin e tretë, në vend që të tërhiqeshim mbrapa. Patëm edhe një rast me Rafa Mir, për ta çuar në 3-1. Ndërkohë jam i skandalizuar që Camavinga nuk mori karton të kuq në pjesën e parë, pasi nuk preku fare topin, por këmbët e Martial. Me dy gola avantazh dhe një lojtar më shumë, nuk do të kishte përmbysje”, tha Lopetegui.



