Kategoria Superiore

Lorenco Vila: I lumtur për fitoren, shpresoj ta ndihmoj ekipin

Si autori i golit që vendosi ndeshjen, Lorenco Vila me të drejtë u shpall lojtari më i mirë. Në “Gol pas Goli”, sulmuesi durrsak u shpreh:

“Sot jam shumë i lumtur për golin dhe sidomos për tri pikët. Skënderbeu më ka sjellë fat, shpresoj të vazhdojmë kështu. Vinim pas një periudhe negative, fitorja në Korçë na dha qetësi dhe shpresojmë që edhe ky sukses të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Peposhi dha një kromin fantastik, do të na ndihmojë shumë.”

Vila ka shënuar vetëm tre gola në këtë sezon, të tre Skënderbeut, por siç shpjegon vetë protagonisti i ndeshjes, është penalizuar nga dëmtimet.

“Sezonin e kaluar besoj se kam dhënë kontribut maksimal që u shpallëm kampionë, por kur e nisa këtë sezon u dëmtova në takimin e Championsit, m’u desh pak kohë të marr veten. Shpresoj që tani të arrij ta ndihmoj sa më shumë ekipin.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency