Lot dhe duartrokitje/ Tërhiqet nga futbolli pas 18 vitesh te West Ham kapiteni i skuadrës
Pas më shumë se një muaji, Manchester City “dorëzohet”, me skuadrën e Guardiola-s që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e West Ham, në Londër, me golat që për “Hammers”u realizuan nga Bowen në minutën e 24’ dhe të 45’, teksa për “Qytetarët” shënuan Grealish në minutën e 49’ dhe barazimi u vulos nga autogoli i Coufal në minutën e 69’.
Mark Noble was met with an incredible reception for his last home game for West Ham 👏pic.twitter.com/KNofNtGYuO
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 15, 2022
Në “London Stadium”, ishte një pasdite speciale për “legjendën” dhe kapitenin e klubit, 35-vjeçarin Mark Noble, i cili mbylli zyrtarisht karrierën si futbollist profesionist.
Anglezi e mbylli me futbollin e luajtur pas 18 vitesh me skuadrën e West Ham dhe në karrierën e tij numëron 549 ndeshje dhe 62 gola me fanellën e “The Hammers”. Gjatë karrierës, gjatë viteve 2005-2007 luajti në formë huazimi për Hull City dhe Ipswich Town.




