Luajnë në shtëpi ndaj Partizanit, Vllaznia informon tifozët për biletat
Një nga ndeshjet më interesante të javës së 12-të në Abissnet Superiore do të jetë edhe ajo e ditës së mërkurë në orën 16:45 mes Vllaznisë dhe Partizanit. Kuqeblutë do të provojnë të rikthehen te suksesi në Loro Boriçi, duke qenë se në sfidën e fundit u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Teutës në Elbasan Arena.
Sakaq, trajneri Thomas Brdaric nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje sulmuesin Ante Aralica i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj durrsakëve, megjithatë shkodranët shpresojnë te mbështetja e publikut.
Ndaj, sot nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Vllaznisë ka informuar tifozët në lidhje me kohën, çmimin dhe vendin e shitjes së biletave ndërsa theksohet se hyrja për gjininë femërore do të jetë falas.
Njoftimi i Vllaznisë:



