Merkato

Lucas Dinge pasuron me 20 milionë euro financat e Barcelonës

Barcelona ka njoftuar nëpërmjet profilit të saj në Twitter se Lucas Digne ka braktisur kampin stërvitor dhe ka marrë menjëherë avionin për në Angli, për të mbyllur marrëveshjen me Evertonin. Klubi “blaugrana” i ka dhënë leje futbollstit francez, i cili pasi të kryejë vizitat mjekësore do të firmosë me skuadrën angleze. Ky transferim do t’i pasurojë arkat e Barcelonës me plot 20 milionë euro.
Vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar Barcelonën për dy vitet e mrekullueshme që ka kaluar në “Camp Nou”, duke bërë realitet një ëndërr të fëmijërisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency