Lucas Lima qëndron në Brazil, transferohet te Palmeiras
Lucas Lima nuk do të zbarkojë në Europë për të provuar një aventurë të re. Një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit brazilian ka vendosur të qëndrojë në vendlindje pavarësisht se kërkohej nga Barcelona, PSG, Inter dhe Milan. Santosi që zotëronte kartonin e 27-vjeçarit vendosi të pranojë ofertën e rivalëve të Palmeiras të cilët shpenzuan shumën rekord prej 11 milionë eurove për ta blerë fantazistin.



