Lufta e pamëshirshme ndaj Ukrainës, një bombë i merr jetën futbollistit dhe mamasë së tij
Lufta që Rusia ka nisur me Ukrainën ka shkaktuar shumë humbje jete, mes tyre edhe civilë. Së fudmi, në Ukrainë është regjistruar viktima e parë nga bota e futbollit teksa mesfushori i Gostomel në ligën e dytë amatore të Kievit ka mbetur i vrarë së bashku me mamanë e tij pasi një bombë goditi shtëpinë e tyre.
Fatkeqësisht, 25-vjeçari nuk mbijetoi ndërsa në gjendje të rënduar është motra e tij vetëm shtatë vjeç teksa mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e vogëlushes.
Kujtojmë se më datë 24 shkurt, Rusia nisi ofensivën ushtarake ndaj Ukrainës ndërsa në shumë qytete po zhvillohen përplasje me qytetarët dhe ushtarët ukrainas që janë vendosur në vijën e zjarrit në përpjekje për të mbrojtur territorin e tyre.



