Futboll

Lufta me vetveten, besimi udhëhoqi Giroud drejt Kupës së Botës

 

“Të jesh apo të mos jesh”, është një ndër dilemat më të njohura të njerëzimit, edhe pse në kontekstin e futbollit ndër vite për shumë lojtarë kjo pyetje ka marrë konotacionin e qëndrimit apo largimit kur gjërat komplikohen. Të kërkosh të rigjesh vendin tënd në një organikë apo të synosh shtegtimin drejt horizonteve dhe perspektivave të reja. Në verën e viti 2017 këtë pyetje ia bëri vetës Oliver Giroud, vetëm një vit para e të shpallej kampion Bote me Francën e Deschamps. Po përjetonte vërtet një periudhë të vështirë tek Arsenali. Mbërritja e Lacazette e ktheu francezin në rezervë ndaj dyshimet sa vinin e shtoheshin. Ndaj, siç tregon sot, vendimi për t’u larguar drejt Chelsea-t ishte më i duhuri. Gjithsesi, mesazhet e Giruod në këtë prononcim të tij vijnë më një thellësi mendimi që shkon lart, shumë lart, me sytë nga qielli.

“Verën e vitit 2017 jam lutur shumë për zgjedhjet dhe vendimet që duhej të merrja lidhur me karrierën time. Edhe pse është diçka personale, po ju zbuloj se lutem shumë kur jam në momente udhëkryqi, e besoj veten time në Zot.”

Me sa duket, plani hyjnor ishte i mirë për të, pasi në një hark të shkurtër kohor arriti të fitonte finalen e FA Cup me Arsenalin në vitin 2017 dhe vetëm pak më muaj vonë ngriti dhe trofeun e Botërorit si protagonist. Giroud nuk nguron të flasë dhe për tema delikate apo tabu, sikundër është homoseksualiteti në botën e futbollit.

 “Dalja publike e Hitzl­sperger në 2014 ishte një moment emocionues. Deri para atij çasti kisha bindjen se ishte e pamundur që lojtarët të dilnin hapur duke deklaruar orientimin e tyre seksual. Më dukej e pamundur një gjë e tillë në botën e futbollit. Në dhomat e zhveshjes ka shumë testosteron, ambientet janë të përbashkëta, ku intimiteti nuk ka shumë rëndësi. E gjitha kjo e komplikon edhe më shumë situatën, duke e bërë atë shumë delikate, ndaj e kuptoj se në çfarë procesi të vështirë dhe stërmundues kalojnë ata lojtarë që vendosin të deklarohen. Me siguri e kanë vuajtur për vite me radhë këtë çështje. personalisht jam shumë tolerant ndaj atyre që nuk kanë të njëjtat bindje me mua dhe kam vendosur t’i mbështes në të gjitha fushatat kundër diskriminimit”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency